Media ruse zbulon vrasësit e ambasadorit rus në Ankara

Vrasja e ambasadorit rus në Ankara në një galeri arti, ka ngritur spekullime të shumta. Mes tyre më e rëndësishmja është se kush fshihet pas policit truk që vrau ambasadorin. Media ruse e lajmeve, “Sputnik”, në një editorial të sotëm, shkruan se: “Grupi terrorist Jabhat Fatah al-Sham, i njohur ndryshe edhe si fronti Al-Nusra ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e ambasadorit rus në Ankra”.

“Sputnik” tha se grupi terrorist ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e ambasadorit Andrey Karlov, me anë të një letre të publikuar në internet. Agjencia shton se grupi terrorist ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e ambasadorit Andrey Karlov, me anë të një letre të publikuar në internet.

“Sputnik” thotë se Al Nusra mori një vendim të çuditshëm më herët gjatë vitit për t’u ndarë nga Al Kaeda dhe për të ndryshuar emrin në Jabhat Fatah al-Sham (Fronti për Clirimin e Sirisë). Lideri i grupit Abu Mohammad al-Julani deklaroi ndarjen nga Al Kaeda në Korrik, duke shtuar se tashmë grupi nuk do të lidhet me grupe të huaja.

Numri i të arrestuarve për këtë krim makabër ka arritur në 13. Arrestimet janë kryer në kryeqytetin Ankara, në Izmir dhe Aydin, thotë televizioni turk “NTV”. Mes të akuzuarve është dhe Gulen, e që akuza ndaj tij vjen nga Presidenti turk Erdogan. Erdogan e akuzon Gulen edhe për grushtin e dështuar të shtetit më 15 Korrik 2016.

Që prej Shtatorit të vitit 2015, Rusia është rreshtuar përkrah forcave të presidentit sirian Bashar Al-Asad duke bombarduar grupet opozitare, përfshirë Shtetin Islamik dhe Al Nusran. Pasi qëlloi mbi ambasadorin rus, Altintas thërriti “Mos harroni Alepon. Mos harroni Sirinë”, duke lënë të kuptohet se sulmi është një hakmarrje për veprimet e Rusisë në Siri.

SHKARKO APP