Media serbe: Rama si këngëtar turbo folku. Vuçiç: Nuk më intereson si vishet Rama, por ajo që ai deklaron
Nga Sevadil Hyseni*/Lidhur me garderobën e Ramës në Bruksel, Kryeministri Aleksandër Vuçiq, tha se nuk i intereson stili i veshjes së tij, por ajo që thotë ai!
Gazeta beogradase Informer shkruante se Rama u paraqit në takim si këngëtar turbo folku.
Edi Rama është shfaqur në Bruksel me veshjen e një pop stari. Stari nga Tirana, ka ngazëllyer liderët e Ballkanit Perëndimor në darkën e mbrëmjes te Federika Mogerini!
Përfaqësuesja e Lartë i BE-së, Federika Mogerini ka përgatitur një surprizë të veçantë për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Bruksel! Në një darkë joformale ka ftuar edhe Edi Ramën
Kryeministri shqiptar, ka tronditur audiencën kur ai u paraqit në ndërtesën zyrtare të Shërbimit Europian të Punëve të Jashtme (EEAS) veshur si një këngëtar turbo folku.
Kryeministri Rama, si duket ftesën e Mogerinit për një darkë joformale, e kuptoi shumë informale dhe në Bruksel u shfaq në një xhaketë blu nën të cilat ai mbante një të zezë T-shirt me shtyp. Por, hit absolut ishin pantallona në Dino Merlinit si dhe këpucët patika me thembra të bardha.
Nuk e dimë nëse Edi, gjatë darkës ka kënduar, por Mogerinja dhe gjashtë kryeministrat e Ballkanit: Beograd, Sarajevë, Tiranë, Podgoricë, Shkup e Prishtinë, ka shkaktuar argëtim të këndshëm.
*Autori është gazetar në Serbi.