Mediu kundër Berishës: Do të jem në protestën për UÇK-në
Ka një qëndrim zyrtar të Partisë Demokratike, që nuk do të marrë pjesë në protestën që do të zhvillohet nesër në Tiranë, në orën 17:00, në mbështetje të krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë.
Por ndryshe nga vendimi i Sali Berishës, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka bërë me dije se do t’i bashkohet protestës.
“Nuk të pyes ty Taulant, dhe s’pres ftesë nga ty. Unë do të jem aty ku është Kosova. Do të jem në protestë si qytetar”,-tha Media sot, pas thirrjes së socialistit Taulant Balla në Kuvend.
KOHA JONË SONDAZH

