Mediu në Berlin: Krimi i organizuar dhe trafiku i drogës problem serioz që ka tejkaluar Shqipërinë

Fatmir Mediu është takuar në Bundenstag me anëtare të Parlamentit Gjerman të CDU dhe SPD.

Në një njoftim për shtyp, ai tha se shqetësimi i Gjermanisë për korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri janë prezentë në çdo takim.

Ndërsa shtoi se sipas informacioneve zyrtare gjermane dhe britanike krimi i organizuar, trafiku i drogës me ndikim dhe lidhje në qeverinë shqiptare është një problem serioz qe ka tejkaluar Shqipërinë dhe është prezent në shumë vende të Evropës.

Mediu tha se gjatë takimit theksoi se: “Në Shqipëri sistemi kushtetues është shkatërruar qëllimisht, po shkatërrohet pluralizmi politik dhe se vjedhja e votave nga bandat me urdhër të Rilindjes në 2017 e kanë futur Shqipërinë në një krizë të paprecedente.”

Ai shtoi se Rama po kërkon të zhvilloj zgjedhje farse ne 30 qershor, vetëm me një kandidat të zgjedhur prej tij.

“Shqipëria është në prag konflikti prandaj mbështetja e Bundestagut, veçanërisht deklarata e Johann Wadephul, dhe Christian Schmidt janë një mbështetje për ndalimin e marrëzisë së Ramës,”-tha Mediu në takim.

SHKARKO APP