Mediu: Veç Berishës, askush tjetër nuk e bën dot bashkë PD dhe opozitën
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu flet rreth qëndrimit të opozitës në shtator dhe sesionit të ri parlamentar. Zërave për largimin e Sali Berishës si pasojë e humbjes në zgjedhjet e 11 Majit, iu përgjigj se momentalisht nuk ka asnjë figurë që mund të përbashkojë PD dhe opozitën në tërësi përveç tij.
“Për të bërë një analizë të zgjedhjeve, duhet një raport i ODIHR. PD duhet të bëjë analizën se kush ishin problemet. Për rregullat brenda PD nuk e gjykoj unë. Nëse kërkohet të largohet Berisha, nuk mendoj se ka një autoritet që mund ti bashkojë në një front të vetëm. Nuk mund të kryejmë vetëvrasje sepse do ringjallemi si Krishti.
Sa i nxehtë do të jetë shtatori, unë mendoj se opozita duhet të jetë e mëncur për të krijuar një bindje të qytetarët dhe faktori opozitar. Kemi diskutuar një plan veprimi. Ne jemi në një koalicion me PD, po të futeshin dhe partitë e tjera rezultati do të ishte dhe më i mirë”, tha Mediu në ”A2cnn”.
KOHA JONË SONDAZH

