Meghan Markle dhe Princ Harry bëhen prindër, zbuloni gjininë e foshnjes
Dukesha e Sussexit Meghan Markle është bërë nënë për herë të parë me një djalë. Princ Harry ka njoftuar se janë tepër të emocionues dhe falenderoi publikun për mbështetjen që i ka dhënë gjatë shtatzënisë.
Ai zbuloi se Meghan dhe foshnja janë shumë mirë. Ndër të tjera, nuk kanë vendosur ende për emrin e anëtarit më të ri në familjen mbretërore.
Foshnja është i 7-ti në radhën për fronin, pas Princit të Uellsit, Dukës së Kembrixhit dhe fëmijëve të tij, Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princi Louis, dhe pas të atit, Dukës së Sussex.
Ky është fëmija i parë i Princ Harryt dhe Meghan. Foshnja është stërnipi i tetë i Mbretëreshës.
Çifti njoftoi publikisht shtatzëninë më 15 tetor 2018, ditën e parë të turneut të tyre mbretëror në Australi dhe Zelandën e Re.