MEI: Aksioni kundër vjedhjes së energjisë, janë arkëtuar 542 milionë lekë

Ky fakt u bë me dije sot nga ministria e Energjisë dhe Industrisë, në kuadrin e komunikimit publik të rezultateve të deritanishme të aksionit kundër vjedhësve të energjisë elektrike.

Duke detajuar më tej se ai jo vetëm që po ecën me sukses, por edhe se do të vijojë me kontrolle të përditshme në çdo lagje, rrugicë në çdo cep të vendit.

“Aksioni me kontrollet po vijon dhe me punonjësit e OSHEE-së, ku deri sot, janë proceduar 31 punonjës dhe askush, e asnjë biznes, nuk do t’i fshihet përgjegjësisë për çdo abuzim me vjedhjen e energjisë elektrike”, përfundon deklarata e këtij institucioni mbi këtë çështje.

 

SHKARKO APP