Memorandumin historik me shqiptarët e Luginës së Preshevës, Gonxhja: Forcon diplomacinë kulturore dhe ekonomike

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka nënshkruar një Memorandum Historik me Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi, si përfaqësues të shqiptarëve të Luginën e Preshevës. Ministri Blendi Gonxhja, thotë se ky momerandum synon të promovojë trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e inovacionit, si ura të qëndrueshme bashkëpunimi mes institucioneve dhe komunitetit shqiptar në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Gonxhja shprehet se memorandumi u arrit edhe me vëmendjen e veçantë të Kryeministrit Edi Rama. Kjo urë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të forcojë diplomacinë kulturore dhe ekonomike shqiptare.

Postimi i plotë

Pas takimeve zyrtare në Luginën e Preshevës, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm kulturor, ekonomik dhe rinor, me vëmendjen e veçantë të Kryeministrit Edi Rama, u nënshkrua sot Memorandumi Historik mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, si përfaqësues legjitim i shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky Memorandum forcon diplomacinë kulturore dhe ekonomike shqiptare, duke hapur rrugë për qasje të përbashkët në politikat, programet dhe iniciativat rajonale. Përmes tij synohet nxitja e nismave të përbashkëta, promovimi i trashëgimisë kulturore dhe zhvillimi i inovacionit, si ura të qëndrueshme bashkëpunimi mes institucioneve dhe komunitetit shqiptar në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të Diplo2025, Konferencës së Ambasadorëve, duke i dhënë një dimension të ri diplomacisë shqiptare në shërbim të kulturës, ekonomisë dhe solidaritetit ndërshqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?