Mënyra e të bërit opozitë

Nga Sadedin Çeliku/Për trajtimin e kësaj teme natyrshëm lindin disa pyetje si: “A është pushtet opozita”?  “Cili është roli i saj në demokraci dhe çfarë ndodh në vendin tonë”. Në thelb, shteti i së drejtës karakterizohet si forma juridike e një demokracie pluraliste. E gjithë kjo lidhet me parimin e pluralizmit politik, ç’ka nënkupton edhe ekzistencën e partive politike. Në këto kushte, opozita, bëhet një organ i sovranitetit popullit po aq jetik sa dhe qeveria. Zhdukja e opozitës dhe e opozitarizmit është zhdukja e sovranitetit të popullit. Në fund të fundit, ajo është një kriter për vet ekzistencën e demokracisë.

Në një shtet demokratik, opozita ka për detyrë kontrollin e qeverisë që do të thotë se kujdeset që qeveria të përfaqësojë interesat e të gjithëve. Nëse është kundra, duhet të paraqesë idetë e të qeverisurit ndryshe dhe të përgatisë terrenin për të fituar pushtetin përmes votës. Pra, qeverinë e rrëzon vota popullore dhe jo protestat. Qeveria dhe opozita dallohen nga kontradiktat midis tyre. Opozita lufton anët negative të qeverisjes si korrupsionin, krimin e organizuar, trafiqet, rritjen e taksave pa arsye,  shpërdorimi me detyrën etj.

Angazhimi politik në shtetin demokratik kërkon një klimë të moderuar politike. Shumica parlamentare dhe qeveria duhet të respektojë pakicën dhe të ushqejë konsensusin për problemet me rëndësi kombëtare. Pakica duhet ta mbështesë qeverinë sepse një opozitë e mirë dhe opozicion efektiv, japin garanci për mirëqeverisje dhe ndryshe ndodh kur ka opozitë të dobët, atëherë kemi qeverisje po të dobët.

Çfarë ka ndodhur me të bërit opozitë ?

Kur ishte në pushtet Partia Socialiste, opozita e atëhershme e Partisë Demokratike shfrytëzoi politikisht vrasjen e të ndjerit Hajdari dhe mori televizionin publik dhe shpalli zyrtarisht se pushteti kishte rënë. U desh deklarata i departamentit shtetit në SHBA që të tërhiqeshin. Por të njëjtën gjë shfrytëzuan me Leka Zogun, i cili bënte karshillëk dhe kërcënonte me armë në mes bulevardit dhe më pas u detyrua të largohej nga Shqipëria.

Por kemi më vonë opozitën e përfaqësuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim e cila filloi grevën e urisë në sallën e parlamentit, grevën e urisë së Partisë Socialiste në bulevardin Dëshmorët e Kombit, protesta pa fund të opozitave shqiptare me dhe pa arsye. I vetmi argument që mund të thuhet në këto raste është dashuria për paratë dhe pushtetin. Në Parlament sipas rregullave të lojës vendimet i merr shumica. Kështu ndodh edhe në një familje me rregulla. Nëse opozita përfaqëson pakicën, kjo do të thotë se ajo duhet ti bindet shumicës dhe brenda hapësirave që ajo ka, të luftojë që të shpalosi ide, alternativa, programe, objektiva,  ku dominante të jenë argumentet dhe jo forca.

Vërejmë se opozita e drejtuar nga zoti Sali Berisha (të tjerët nuk dinë se ç’bëjnë) kanë si filozofi dhe alternativë vetëm  konfliktin që në shumicën e rasteve është artificiale. Qysh në ditët e para të dorëzimit të pushtetit del kundra për gjithçka,  proteston dhe vë kushte pa asnjë argument aq sa e ka mërzitur popullin, i cili duket se nuk e mbështet në aksionet e saj politike. Dikush nga opozita herë propozon dorëzimet e mandateve, dikush tjetër thotë të bëjmë opozitë të fortë duke nënkuptuar kundërshtitë kudo dhe për çdo gjë dhe protestat me dhe pa vënd. Nëse bëhet fjalë se qeveriset keq, kjo do të thotë se opozita ka jo pak përgjegjësi që me largimet nga komisionet dhe parlamenti nuk ka mundur ti bëjë mirë procesit.

Veprimet opozitare bien ndesh me interesat popullore dhe ato kombëtare sa i takon reformave siç është krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe reforma e drejtësisë të cilën ajo e kushtëzon me disa budalliqe që nuk kanë peshë në jetën e popullit. Populli do të vihet drejtësia mbi padrejtësitë, ligji mbi maliqin, të vihet ndershmëria mbi pandershmërinë, moralin mbi imoralin, e mira kundër të keqes, e të vërtetës kundër gënjeshtrës etj..  Pra opozita është kundra dhe sajo lloj- lloj argumentesh për të kundërshtuar dhe bllokuar reformën. Nuk është argument çështja e këndit lojërave tek parku kombëtar i liqenit artificial sepse popullit as i shtohen paratë në shtëpi dhe as i pakësohen. Nëse është kundra t’i drejtohet gjyqit dhe drejtësisë që ja serviri popullit me kurse tremujore të plepave pra deri tani nuk shikojmë ndonjë argument serioz që edhe ne t’i mbështesim aksionet e saj. Paralajmërimi për protesta nuk kërcënon qeverinë, por popullin që është i lodhur dhe do qetësi publike, integrim dhe mirëqenie për të gjithë.

SHKARKO APP