Mënyra si ti shpëtoni një rrëmbimi

Vetëm në filmat me aksion protagonisti që është i rrëmbyer gjen menjëherë mundësinë që të shpëtojë pa ndihmën e askujt. Fjalën e kemi dhe në jetën reale kur rrëmbimet janë fatkeqësisht në rritje. Por ka një mënyrë sesi ju mund ti shpëtoni rrëmbimeve.

Në raste të tilla mënyra se si rrëmbyesin mbajnë të izoluar pengun e tyre dhe më e përdorura është izolimi i duarve me ngjitës tek kyçet ose lidhja e tyre me litar. Nëse ju lidhin me ngjitës tek duart, ne ju tregojnë mënyrën e shpejtë si të shpëtoni:

Thjesht ngrini krahët sipër mbi kokën tuaj me sa më shumë fuqi të mundeni, po me të njëjtën lëvizje të shpejtë ulni krahët poshtë dhe tërhiqni kyçet tuaj veç e veç, në mënyrë që lidhja të shqyet. Kjo është mënyra më e zakonshme si kriminelët frenojnë viktimat e tyre.

Daily Mail tregon se kjo është mënyrë e thjeshtë dhe efektive. Në qoftë se në pozicionin fatkeq ju mund të jeni të lidhur, instinkti i natyrshëm është që të përpiqeni për tu liruar e kjo metodë e sipërpërmendur është më e duhura dhe më e lehta.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP