“Mënyra si trajtojmë komunitetet, tregon se ç’shoqëri jemi”

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij dje në juglindje të vendit, është ndalur në Korçë ku është bërë edhe përurimi i një qendre të re për komunitetin rom. Dhe me këtë rast, ai u shpreh se me vepra të tilla mund të bëhet një ndryshim thelbësor në përpjekjen për integrimin e ketij komuniteti me dinjitet. “Trajtimi ndaj komuniteteve tregon dhe çfarë shoqerie jemi. Ritheksoj se shembulli i Bashkisë Korçë, duke adresuar me dinjitet, duke e kuptuar si çështje dinjiteti shoqëror dhe njerëzor, përbën shembull rrezatues për ne si qeveri. Shembulli i parë i integrimit ne Këshillin Bashkiak, i një anëtari nga këto komunitete është pjesë e shembullit tërësor që nga Korça i jepet gjithë Shqipërisë“, u shpreh Rama. Më tej kryeministri vijoi duke thënë se tashmë ka një vullnet për ta trajtuar me seriozitet problematikën e këtij komuniteti. “Përcjellim një mesazh të vullnetit per ta trajtuar me seriozitet dhe dinjitet problematiken e ketij komuniteti. Ne besojmë që me zgjidhje cilësore, një zinxhir veprash të tilla mund të sjellin një ndryshim thelbësor në përpjekjen për integrim me dinjitet”, theksoi kryeminsitri i vendit nga Korça. Kujtojmë sakaq se kjo qender e ndërtuar nga një bashkëpunim mes Bashkisë Korçë dhe UNDP do t’u japë zgjidhje një sërë problemesh me të cilat përballen komunitetet, si problemet ekonomike, kushtet e papërshtatshme të jetesës, problemet shëndetësore, arsimi publik, gjetja e një tregu pune dhe regjistrimi civil apo edhe probleme të tjera të rëndësishme sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?