Merr vajzën nga shkolla për dasmën e tij, babai hidhet në gjyq

Një baba, i cili mori fëmijët nga shkolla për dasmën e tij që do të zhvillonte në Greqi është hedhur në gjykatë. Dean Dixon dhe Ashley u martuan në Rodos në shtator dhe vajzat e tij ishin shoqërueset e nuses. Dy fëmijëve të tij të vegjël iu është dhënë leja nga shkolla. Ndërsa kërkesa për leje për vajzën e tij të madh Katie 12-vjeç i është refuzuar nga shkolla Cox Green Secondary në Maidenhead. Dean u gjobit me 60 pound nga shkolla, por ai nuk e pagoi këtë shumë dhe përfundoi në gjykatë. Ai do të dalë në gjyq në korrik. “Çfarë duhet të bëja, të merrja dy nga fëmijët, ndërsa tjetrin jo?”, ka thënë 36 vjeçari për The Sun.

SHKARKO APP