“Merrja shishen, çfarë po ruan?”, presidenti i Laçit vëzhgon hyrjen e tifozëve qipriotë (VIDEO)

Laçi e ka marrë shumë seriozisht sfidën ndaj qipriotëve të Anorthosis, jo vetëm në fushë për të kërkuar një përmbysje historike, por edhe në aspektin organizativ.

Në momentin që tifozët qipriotë po futeshin në stadiumin e “Laçit” ku po zhvillohet ndërkohë edhe sfida, ishte vetë presidenti i kurbinasve që po ndiqte nga afër të gjithë situatën.

Në nje moment ai u kërkoi punonjësve të sigurisë që të ndalonin një tifoz qipriotë që hyri në stadium me shishe uji. “Merrja shishen atij, çfarë po ruan?”

SHKARKO APP