Mesazhi prekës i bashkëshortes së Artan Lames pas ndërhyrjes kirurgjikale: Mos kujto se do të të lija…

Pak ditë më parë, kreu i ALUIZN-t, Artan Lame bëri një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Ai u shtrua me urgjencë në spital. Në një mesazh në Facebook, bashkëshortja e tij, lë një status prekës.

Mirela Lame:

Përfundimisht njeriu duhet të kapet dhe ta provoj dhe fijen e fundit të shpresës, sepse ku ka shprese ka jete. Faleminderit Dr. Andit, dr. Bekimit dhe dr. Shpendit, doktorëve duararte që bënë të rilindte Tani.

Faleminderit Bardhit dhe Stokës qe i dhanë ndihmën e parë, faleminderit juve miq qe me qëndruat pranë në këto dite të vështira dhe nje falënderim te madh Zotit për fatin qe i dha Tanit gjate gjithe kesaj pershkuarje te vështirë. Tani im shtrenjte, kam 21 vjet me ty.

Mos kujto se do te te lija te me ikje keshtu si pa te keq. Te duhen edhe dhjetra te tjere qe te shqitesh nga une. Te kam xhaaaaaaaan!!!

SHKARKO APP