Mesazhi prekës i së shoqes, sot një vit pa Dr. Florin!

 

Sot një vit më parë u nda nga jeta Dr.Flori, një ndër këngëtarët më të talentuar shqiptarë, pas viteve  90’. Dr. Flori u nda nga jeta para kohe duke lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tij të vegjël, por edhe dhimbje të madhe te kolegët dhe fansat e tij.

Florian Kondi, i njohur ndryshe si doktor si Dr.Flori, për familjarët,të afërm dhe miq, është ende i gjallë në kujtimet e tyre.

Ditën e sotme, ajo që rrit dy fëmijët e lënë pas nga këngëtari, e shoqja Blerina ka postuar në Instagram një fotografi të tyre, ndërsa ka bërë një dedikim të ndjerë.

Postimi i plotë i Blerina Kondit:

“Sot u bë një vit i plotë pa ty, pa gjënë më të çmuar të jetës sime, kam mbetur ende tek 17 nëntori i një viti më parë ku nuk mund të besoja se tashmë do të më duhej të ecja e vetme në udhëtimin që nisëm bashkë.

Flori na ka marrë malli të gjithëve për ty. Kaltrina përpiqet të jetë e përmbajtur se ka hallin tim, përpiqet të fshehë gjithçka që ndodh brenda saj, por ka ditë që shpërthen në lot dhe unë e lë të qajë dhe i bashkohem fshehurazi lotëve të saj.

Ishte shumë e vogël për të pasur një mungesë kaq të madhe Flori.

Por ndihet krenare kur flitet për ty .

Danieli të përqafon. Po, po, merr fotografinë tënde dhe i flet asaj. Po përpiqem ta deshifroj dhe më duket sikur të pyet… pse… pse… pse…

Pse s’mund të luajmë bashkë, pse nuk ece dhe pak kohë mbi toke dhe unë do të isha një arsye më shumë për të vazhduar udhëtimin bashkë me mamin..

Flori, ti thjesht mungon fizikisht sepse unë sërish flas me ty thuajse gjithë ditën, dhe kur flenë fëmijët jam sërish me ty sepse ti je ëndrra ime e çdo nate, pastaj zgjohem me ty dhe kështu përsëritet çdo dite. Ndryshimi i vetëm është se fëmijët po rriten dhe bashke me to mungesa jote.

Flori ju mungon të gjithëve, mamit, babit, Albanit, Idës të gjithëve.

Të duam shumë shumë.

Blerina, Kaltrina, Danieli”. 

SHKARKO APP