Meta: Ballkani, duhet të fitojë kohën e humbur
Duke shtuar se ekonomia sot në botë para se të jetë globale, përsëri është rajonale, dhe se krijimi i një bashkëpunimi më efektiv dhe i një koncepti më të ndërgjegjësuar në të gjitha vendet tona për të fuqizuar dimensionin ekonomik të rajonit si një i tërë, do të ndihmonte në fuqizimin dhe në dimensionin ekonomik dhe perspektivën e secilit prej vendeve. Kryetari i Kuvendit tha gjithashtu se përgjegjësia jonë është për fëmijët tanë në radhë të parë, për gjeneratat që duan të jetojnë më mirë dhe në paqe të padiskutueshme, ashtu sikurse është e sigurtë që moszhvillimi ekonomik do ta kthejë rajonin mbrapa, do të rrisë frustimin, do të zgjojë problemet etnike, do të çojë në konflikte të paevitueshme. Por pa harruar as të theksojë se shpesh interesat e ngushta çojnë në krijim konfliktesh jo transparente, të cilat pastaj mund të kthehen në përplasje midis vendeve të ndryshme apo qeverive të ndryshme. Në fund, kryetari i Kuvendit theksoi se në rast se çdo vend do të përpiqet të krijojë pengesa për tregtinë e lirë, do të shohë interesat e ngushta momentale të një grupi të caktuar apo dhe të vetë vendit, do të krijojë një klimë mosbesimi dhe do të dëmtojë besueshmërinë e këtij tregu si një treg rajonal ku hyjnë dhe duan të hyjnë edhe shumë aktorë të tjerë. “Historia na ka mësuar që Ballkani prodhon më shumë konflikt sesa konsumon, ndërsa theksoi se është momenti që të prodhohet më shumë bashkëpunim në mënyrë që të fitohet koha e humbur për shumë gjenerata dhe për rajonin dhe mbi të gjitha të fitohet e ardhmja e fëmijëve”, përfundoi ai.