Meta: Borxhi rritet, të ardhurat ulen! Koha për një politikë të përgjegjshme ekonomike

Presidenti Ilir Meta jep një tjetër mesazh të fortë për shpopullimin e vendit. Përmes një statusi në “Facebook”, shoqëruar dhe me tabelën e të dhënave, Kreu i Shtetit thekson se borxho për frymë rritet, ndërsa të ardhurat për frymë ulen. Sipas tij, lufta kundër varfërisë ndalon shpopullimin.
“Ndërsa borxhi për frymë rritet, të ardhurat për frymë ulen. Koha për një politikë të përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve! Lufta kundër varfërisë ndalon shpopullimin! 🇦🇱”, shkruan Meta.

SHKARKO APP