Meta mbërrin në Çepan, i jep lamtumirën e fundit babait
Lajme E Martë, 2 Qershor 2026 12:08
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lënë sot burgun 313 për t’i dhënë lamtumirën babait të tij, Rexhep Meta, që humbi jetën ditën e djeshme në moshën 83-vjeçare.
Ish-presidenti ka mbërritur në Skrapar, ku edhe do të zhvillohet ceremonia mortore.
Kjo është hera e parë që Meta lë qelinë që nga arrestimi i tij. Meta është i shoqëruar nga disa efektivë të Policisë së Burgjeve.
KOHA JONË SONDAZH

