Meta: Miqësiame Kuvajtin do të forcohet me projekte dypalëshe
“Emiri i Shtetit të Kuvajtit, marrëdhëniet Shqipëri-Kuvajt”, është i pari emision pullash në Shqipëri për nder të një personaliteti botëror në detyrë që bëhet për të vlerësuar kontributet e jashtëzakonshme të Madhërisë së Tij, Emirit të Kuvajti Sheikh Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah në botë dhe në veçanti për të shprehur mirënjohjen për rolin e tij të veçantën në forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kuvajtit, një miqësi tashmë e konsoliduar midis dy popujve tanë. Ilir Meta deklaroi se ky vendim reflekton vlerësimin për rolin domethënës dhe fisnik ndërkombëtar të Emirit të Kuvajtit përmes veprave të tij humanitare dhe bamirëse, ndihmesës dhe kontributeve ndaj kombeve dhe popujve që vuajnë nga luftërat dhe katastrofat kombëtare. Kryetari i Kuvendit theksoi se emetimi i kësaj serie pullash të veçanta, jo vetëm që nderon bujarinë, urtësinë, dhe arritjet e jashtëzakonshme të Madhërisë së Tij, Emirit të Kuvajtit, por simbolizon gjithashtu miqësinë e sinqertë që ekziston midis dy popujve tanë e cila do të forcohet edhe më tej përmes konkretizimit të projekteve dypalëshe dhe investimeve kuvajtiane në Shqipëri në të ardhmen. Meta u shpreh se Emiri i Kuvajtit ka kontribuar në financimin dhe rehabilitimin e disa shkollave në të gjitha zonat e Shqipërisë dhe në projekte të ndryshme humanitare të fokusuara tek jetimët dhe tek fëmijët në nevojë, duke mos lënë pa përmendur këtu kontributin tij për rehabilitimin e Sheshit “Skënderbej” në Tiranë përmes grantit me vlerë 10 milionë euro. Gjithashtu Fondi Kuvajtian për Zhvillim ka financuar një numër projektesh në sektorë të infrastrukturës, transportit, ujitjes, kullimit dhe ndërtimit të rrugëve me vlerë 75 milionë euro. Pata një kënaqësi të veçantë përpara disa muajsh të pritesha si Kryetar i Kuvendit në Kuvajt, pikërisht edhe nga Madhëria e Tij , Emiri i Kuvajtit, tek i cili konstatova se ka një vëmendje të veçantë për Shqipërinë.