Meta në ambientet e reja të GJKKO, avokati: Presidenti në kafaz me xhama
Ilir Meta u paraqit këtë të hënë në ambientet e reja të GJKKO-së, ku po zhvillohet gjyqi në themel ndaj tij dhe të pandehurve të tjerë.
Ndërsa gjykata u shpreh se kemi të bëjmë me një seancë publike, avokati i ish-Presidentit u shpreh i pakënaqur me kushtet. “Jo, ju s’po bëni gjykim publik. Edhe salla është e vogël. Mbase do të vijë gjitha partia…s’ka vend. Ka vend vetëm për 30 veta”.
Pas pyetjes së së gjykatës: Pra ka të tjerë që kanë ardhur e nuk hyjnë dot?”, Kryemadhi tha: “Po. Ja për shembull Miranda Rira, pedagoge. S’është Miranda vetëm, janë 200 veta”.
Avokati Cakrani pyeti gjykatën ku e keni dinjitetin me sallat e reja, ku ish-Presidenti i vendit shfaqet sërish në kafaz. “Ja dinjiteti njerëzor, presidenti në kafaz me xhama. Ku e keni dinjitetin me këto sallat e reja, ja ku janë tenderat. Presidenti në kafaz me kë talleni ju s’jemi budallenj.
KOHA JONË SONDAZH

