Meta: Shqipëria, domethënëse për mbrojtjen e të drejtave themelore

Një fakt të tillë, e bëri dje me dije vetë kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë konferencës “Të Drejtat Themelore, Mos-Diskriminimi dhe Mbrojtja e Grupeve Vulnerabël, përfshirë LGBTI” të organizuar nga Parlamenti Europian, KE, Presidenca Italiane e Këshillit të BE dhe Kuvendi. Ai deklaroi gjithashtu  se Shqipëria ka bërë hapa pozitivë në luftën kundër diskriminimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe qeveria vazhdon të jetë e angazhuar që të përafrojë këtë legjislacion me atë të Bashkimit Evropian. Meta u shpreh gjithashtu se nuk ka vend më domethënës se sa Shqipëria për të folur mbi mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, ku deri dy dekada më parë vuante nga shkeljet më flagrante të të drejtave të njeriut dhe ku liria e shprehjes dhe e besimit ishte inkezistente. “Aksioni ynë i përbashkët po bëhet gjithnjë më efikas falë axhendës së integrimit në BE, por dhe falë angazhimit të spikatur të Avokatit të Popullit dhe institucioneve të tjera, Shqipëria ka arritur të hedhë hapa të rëndësishëm në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, u shpreh Kryetari i Kuvendit. Gjithashtu, Meta vuri në dukje vëmendjen e veçantë që Kuvendi i kushton parimit të gjithpërfshirjes, përmes ngritjes së disa komisioneve dhe grupeve parlamentare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Duke përfunduar se aksioni ynë duhet përforcuar veçanërisht në drejtim të implementimit të politikave dhe kushteve të jetesës së komunitetit rom dhe egjiptian, avancimit të konsultimeve për legjislacionin mbi minoritetet, forcimit të mbrojtjes së grave ndaj çdo lloj forme dhune apo alokimit të buxhetit dhe garantimit të funksionimit të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve. “Kuvendi ynë qëndron i angazhuar për përshpejtimin e procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian, ku jemi aktivisht të përfshirë për forcimin e dimensionit rajonal, sepse nuk mund të ketë integrim evropian të plotë dhe arritje të standardeve bashkëkohore evropiane pa thelluar ndërkohë integrimin mes vendeve tona në rajonin e Ballkani Perëndimore dhe Evropës Juglindore, konkludoi Meta.

 

SHKARKO APP