Meta uron Berishën: Besimplotë se do t’i shërbejë aksionit opozitar për rrëzimin e Ramës
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të PD pas zgjedhjeve pa garë. Meta ka ripostuar urimin e organizatës Internacionalja Demokrate e Qendrës duke u shprehur se vendimi do të përforcojë aksionin opozitar për shembjen e qeverisë Rama. ”I bashkohem urimit të IDC CDI për rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të PD përmes referendumit kombëtar të anëtarësisë. Besimplotë se ky vendim i anëtarëve të PD do t’i shërbejë intensifikimit të mëtejshëm të aksionit të pandalshëm opozitar për shembjen e narkoregjimit”, shkruan Meta në X.
KOHA JONË SONDAZH


