Michele përqafon Xhorxh W. Bush, miqësia po thyen rrjetin

Përurimi i Muzeut Kombëtar të Historisë dhe Kulturës afrikano-amerikane së shtunës mblodhi së bashku presidentin që ka nënshkruar ligjin për fondet e muzeut dhe presidentin i cili ishte në detyrë gjatë përfundimit të tij.

Por mbledhja e 2 çifteve presidenciale Obama dhe Bush pa edhe ribashkimin e dy miqve të vështirë, thotë “CNN”.

Gjatë tetë viteve të fundit, ish-presidenti George W. Bush dhe Zonja e Parë Michelle Obama janë parë duke u bërë gjithnjë e më dashamirës. Në ngjarjet publike, të dy shpesh mund të gjenden të ulur pranë njëri-tjetrit, duke ndarë një buzëqeshje apo duke u kapur për dore.

Ceremonia e së shtunës nuk ishte përjashtim. Gjatë kësaj ngjarjeje, Michele është fotografuar duke pwrqafuar Bush, një foto që sigurisht po bën xhiron e botës mëngjesin e sotëm.

SHKARKO APP