Mijëra afrikanë rifitojnë shikimin

Mijëra afrikanë kanë fituar “dritën e syve” falë një projekti të Fondacionit Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH). Qendra e Shëndetit të Syrit e hapur nga ky fondacion në kryeqytetin e Nigerit rreth 2 vite më parë me ndihmë të vullnetarëve dhe donatorëve ka bërë të mundur kontrollin e 35.662 pacientëve, nga të cilët 11.987 janë operuar për shkak të kataraktit, raporton Anadolu Agency

Kryetari i Fondacionit IHH në Bursa, Hüseyin Kaptan, në një deklaratë për AA ka thënë se qendra shëndetësore në Niamej të Nigerit është hapur në kuadër të një projekti të përbashkët të këtij fonacioni, Bankës Islamike për Zhvillim dhe Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim

Qendra shëndetësore është e integruar në Spitalin Lamorde të Universitetit Abdou Moumouni. Ajo kushtoi rreth 350 mijë dollarë dhe ceremonia e inaugurimit të kësaj qendre u zhvillua më 11 shtator 2014, thotë Kaplan.

Duke vënë në dukje se kanë parë nga afër punën në këtë qendër, Kaplan shprehet se mijëra të sëmurë presin ndihmën e donatorëve.

Kaplan shpjegon se në Afrikë sëmundja e kataraktit është e përhapur së tepërmi dhe se ajo shkaktohet nga prania e lartë e pluhurit, rrezet ultravioletë, si dhe mungesa e vitaminave. Ai theksoi se fenomeni në Niger është mbi mesataren e botës.

“Në Niger ka një doktor për 600 mijë njerëz. Për fat të keq 1 për qind e popullsisë në këtë vend janë me katarakt, pra 170 mijë njerëz. Shumica e këtyre pacientëve kanë humbje të thellë të shikimit. Ky fenomen nuk është vetëm një problem shëndetësor, por një problem social pasi pacienti ka nevojë edhe për shërbim nga të afërmit. Ashtu sikurse kemi bërë deri më sot edhe në të ardhmen donatorët nga Turqia do tu vijnë në ndihmë vëllezërve tanë në Afrikë.”

SHKARKO APP