Miley Cyrus dëshiron të bëhet nënë
Miley Cyrus dëshiron të ngelet shtatzënë me Liam Hemsworth. 23- vjeçarja së fundmi është rikthyer sërish me aktorin e Hunger Games, dhe tani është gati për të nisur familjen me të! Një burim për Life & Style ka thënë se ajo dëshiron të ketë fëmijë me të sa më shpejt të jetë e mundur. “Ajo i ka thënë miqve të saj se është duke e ndaluar secilën formë të kontrollimit të shtatzënisë”, ka thënë ky burim.
“Miley dhe Liam nuk janë rikthyer së bashku vetëm sa për të thënë, por ata seriozisht planifikojnë të martohen dhe të krijojnë familje”, ka shtuar ai.