Milosheviç: Një maternitet ku të abortojnë femrat

Dy vjet pas tetorit të vitit 2000 janë publikuar transkriptet e bisedave ndërmjet Sllobodan Millosheviqit, gruas së tij Mira dhe të birit Marko, të cilat i ka regjistruar shërbimi informativ kroat në vitet e para rënies së Millosheviqit.

Bisedat e tyre private zbulojnë atë se si e gjithë familja nuk kishte shumë kontakte me realitetin, dhe se si shpesh janë marrë më gjëra krejt të parëndësishme, të tilla si nxjerrja e dhëmbit, nëse uji në pishinë ështe shumë i ngrohtë dhe nëse djali i tyre Marko ishte shumë i dobët, transmeton Klan Kosova.

TRANSKRIPT I BISEDËS NDËRMJET SLLOBODAN DHE MARKO MILLOSHEVIÇIT:

Marko: Jam i varur si kafshë.

Millosheviç: Mirë, i bukuri im. Unë kam biseduar më një mjek dhe pak edhe kam menduar me kokën time. Ti nuk ke nevojë farë ta operosh atë.

Marko: Uee, babi, mendoj, e kam ditur që do të…

Millosheviç: Prit të të sqaroj diçka. A e din se përse tani ajo të duket ty ashtu? Sepse ti je jashtëzakonisht i dobët dhe çdo gomar i moshës tënde duket ashtu, dhe kur do të mbushesh pak , ashtu që thuhet, të stabilizohesh, të gjitha do të shkojnë në vend të vet. Edhe unë jam dukur edhe më keq kur kam qenë i dobët.

Marko: Paj, shiko, pajtohem, por unë nuk e kam qëllimin që të zbukurohem për 15 vjet.

Millosheviç: Ashtu të duket ty sepse je ashtu i dobët. Dhe duhet prapa veshëve të zhvishet një muskul. Ndërsa ti ke vetëm kocka, më kupton, pra në bazë të saj çdo ndërhyrje me dhunë kundër natyrës është budallaki, i bukur je si kukull, si babi. Mos bëj shaka…, ja pra!

Marko: Babi…

Millosheviç: Unë jam kundër dhe unë jam prind, ja pra.

Marko: Bukur shumë. Ndërsa unë jam për dhe jam i rritur.

Millosheviç: E, nëse je i rritur, kam për të të rrahur keq kur të vish këtu.

Marko: Mos u shqetëso, babush…

Millosheviç: Dua të të tregoj që shkak i saj është që vetëm pse je i dobët. Kokën e ke të theksuar, stomakun e ke si pesë dinarëshi. Pse nuk e vë në bark edhe një rrip proshute.

TRANSKRIPT I BISEDËS NDËRMJET MARKO MILLOSHEVIÇ DHE MIRA MARKOVIÇ:

Marko: Mami, une do t’i ndërroj të gjithë dhëmbët. 29 dhëmbë i kam në kokë dhe 29 dhëmbë do t’i ndërroj. Nuk do t’i rregulloj, por do t’i ndërroj.

Mira: Të të tregoj diçka. Është e ditur që sulmimi i shëndetit është gjë johumane.

Marko: Kjo është kroate.

Mira: Ti je me të vërtetë budalla.

Marko: Ti e di se si flet ai. Asgjë nuk e kuptoj. Asgjë fare, njejtë si Tugjman. Ashtu buzët e shtrënguar, shikim ironizues. Qëndrim ashtu fashist femëror. Kush është … nëna….

TRANSKRIPT I BESEDËS NDËRMJET SLLOBODAN DHE MARKO MILLOSHEVIÇ (2):
Marko: Babush, ku e kam nënën?

Millosheviç: Çfarë të duhet nëna kur e ke babain këtu?

Marko: Meqë ti je tip konservator, nuk do të të pyes ty.

Millosheviç: Më pyet mua.

Marko: Babush? Çfarë mendon rreth idesë për të hapur një maternitet?

Millosheviç: Çfarë materniteti bre?

Marko: Maternitet, e din se si duket materniteti? Meqë këtu vetëm sa nuk vdesin, jo nga zemra, por edhe nga murtaja, paramendo të punësoj gjinekologë me renome, t’u jap çmime të pranueshme, kushte maksimale, dhoma të veçanta, rehati të plotë.

Millosheviç: Mos bëj shaka ma mua. Më mirë e ke mbaje “Madonën”.

Marko: Por unë nuk kam menduar në “Madonë” ta krijoj maternitetin. Kjo nuk është e papranueshme.

Millosheviç: Epo ku pra?

Marko: Do ta ndërtoja të pavarur nga diskoteka… të pyes në mënyre gjenerale, çfarë mendon?

Marko: Babi, a e di se sa kushton aborti këtu nëpër vrima të Pozharevcit? 150 marka!

Millosheviç: Por në maternitet nuk ka abortime. Aty lindin fëmijë.

Marko: Ka edhe abortime.

Në fillim të vitit 1997 Marko Millosheviç është zhvendosur në shtëpinë e re me pishinë, dhe i telefonon prindërit.

Marko: A e di se temperatura e ujit në pishinën time është 38 gradë?

Millosheviç: Ti je i çmendur bre. Kjo nuk është e shëndetshme.

Marko: Po, pa lidhje. Duhet të jetë 18. Ajo është gjë e duhur.

Millosheviç: Nuk guxon të jetë mbi 30.

SHKARKO APP