Mimoza Hajdarmataj: Nga e gjelbërta në të bardhë (FOTO)
Stina e dimrit ka filluar të ndihet në disa nga zonat e Shqipërisë, kryesisht ato në veri dhe ato malore. Këtë herë deputeja nga qarku i Kukësit Mimoza Hajdarmataj ka postuar disa foto, ku shihet qartë bardhësia që ka lënë dëbora dhe është akoma në malet gjysmë të gjelbërta në Tropojën e bukur. Kështu është shprehur deputetja" Nga e gjelberta në të bardhë"- bukuri që ndryshon ngjyrën sipas stinës por vazhdon të mbetet njësoj e mrekullueshme, në TROPOJE.
Për disa mund të duken peisazhe piktoreske por në realitet shumë familje në këto zona që për shkak të tempertuarve të ulta, izolohen më shumë. Në një intervistë dhënë për "Koha Jonë", disa javë më parë është shprehur se në Tropojë ka: Zero investime në infrastrukturë, zero investime në shkolla, zero investime në ujësjellës, turizëm malor, kanalizime të ujërave të zeza apo kulluese, sisteme vaditëse, asnjë plan rregullues, asnjë politike nxitëse për bujqësinë apo blegtorinë, asnjë strategji për turizmin, asgjë për gratë, asgjë për rininë, për kulturën etj. Mbijetesa dhe jo jetesa është refreni i ditës. Bukën e përditshme falna o Zot është lutja që nënat dhe gratë e vajzat bëjnë për familjet e tyre, ndërkohë që qeveria mashtron në televizion dhe në Facebook për një realitet imagjinar. Fshatra të tëra po boshatisen, rinia po braktis shtëpitë dhe qytetin drejt azilit, si zgjidhje të vetme për punësim dhe shpresë.
R.Shtylla