Mini-qytet në burg
Një burg në Kinë ka ndërtuar një mini-qytet në brendësi të tij për të ndihmuar të burgosurit afatgjatë për të shmangur situata si në filmin ‘Shawshank Redemption’.
Burgu në Pekin përfshin një stacion treni të rremë, banka, supermarkete dhe internet-kafe, duke lejuar të burgosurit me më shumë se 20 vite dënim që të mësohen me jetën moderne jashtë.
Në filmin e vitit 1994 ‘Shawshank Redemption’, Morgan Freeman në rolin e Ellis Boyd Redding e ka të vështirë të mësohet me jetën jashtë qelisë pasi lirohet nga burgu.
Gardiani Liang Chiu thotë: “Projekti ka për qëllim të japë një ide të vogël të shoqërisë aktuale. Të burgosurit e kishin shumë të vështirë të mësoheshin me jetën jashtë kur dilnin dhe ne i mësojmë si të përdorin kartat bankare, celularët dhe kompjuterët. Duam t’i integrojmë në shoqëri që të mos i kthehen jetës së krimit pasi lirohen.”
Të burgosurit e nisin kursin tre muaj para lirimit.