Ministri Ahmetaj: Borxhi është ulur në 71.8%

Ministri i Financave ka replikuar me Jorida Tabakun dhe deputetët e opozitës për rritjen ekonomike dhe largimin e investitorëve.

“Të thuash që shkojnë keq në Shqipëri, kjo është e qëllimshme, pasi raportet e fundit vlerësojnë rritjen e ekonomisë Shqiptare.

Trendi ekonomik do ta çojë Shqipërinë 3.4 dhe në 2017 do të jemi në mesin e vendeve me rritjen më të mirë ekonomike në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre mujori i dytë i vitit është më i mirë i 20 viteve të fundit përsa i përket investimeve të huaja në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria ka zhvillim të shpejtë dhe të qëndrueshëm ekonomik, sipas BB këtë vit është 3.2%.

Borxhi publik ka ardhur në ulje, pasi këtë vit është 71.8% dhe vitin tjetër do të jetë 70.5%.

Kemi 190 milionë Euro më shumë nga të ardhurat, por ju përbaltni gjithcka në vend’ tha Ahmetaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?