Ministri belg zgjedh Shqipërinë për pushimet, pritet nga homologu Nufi

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në Vlorë homologun e tij belg, Theo Francken, i cili po viziton Shqipërinë së bashku me familjen. “Një takim i ngrohtë për të ndarë disa momente larg angazhimeve zyrtare, si dhe një mundësi e mirë për të forcuar miqësinë dhe bashkëpunimin në kuadër të prioriteve të përbashkëta mes dy vendeve tona”,-u shpreh ministri Nufi përmes publikimit në rrjetet e tij sociale.

Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet verore, duke u ndalur edhe në qytetin e Beratit së bashku me familjen. Gjatë qëndrimit në Berat, Francken është angazhuar edhe në aktivitete sportive, mes tyre padel, duke përfituar nga ditët e pushimit për të eksploruar vendin dhe për të kaluar kohë me familjarët.

Vizita e tij vjen në kulmin e sezonit turistik, ndërsa Shqipëria vijon të tërheqë edhe figura të njohura ndërkombëtare, të cilët zgjedhin vendin për pushime dhe përvoja larg angazhimeve zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?