Ministri Cani shpreh shqetësimin “Kemi probleme, inflacioni 1.3%”

Kemi probleme me inflacionin. Aktualisht ai është në shifrat 1.3 për qind”. Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka pranuar këtë shqetësim ndonëse shprehu se niveli ekonomik po shkon drejt parashikimeve. Në lidhje me Eurobondin ai u shpreh para gazetarëve se shteti i ka paratë për ta shlyer në nëntor.

Këto deklarata ministri Cani i bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes për menaxhimin më të mirë të borxhit publik dhe për ngritjen e kapaciteteve për analizat financiare, mbështetje e qeverisë zviceriane. Ajo konsiston në përmirësimin e programeve kompjuterike të menaxhimit të borxhit, analizës financiare si dhe trajnimin e stafit.

Ambasadori zviceran Graf deklaroi se është shumë e rëndësishme që Shqipëria të përmirësojë kapacitetet publike.

SHKARKO APP