Ministri Demo: Akademia e pushtetit vendor nis në janar, financimi është 50% nga buxheti i shtetit në tre vitet e para

Akademia e Pushtetit Vendor, një strukturë e re kombëtare që synon rritjen e kapaciteteve të administratës vendore në kuadër të procesit të integrimit evropian, pritet të nisë funksionimin në muajin janar. Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, thotë se akademia është krijuar për t’u përgjigjur drejtpërdrejt sfidave që do të përballen bashkitë, si në procesin e integrimit, ashtu edhe në menaxhimin e fondeve dhe reformave që prekin pushtetin vendor.

“Procesi i integrimit do të sjellë standarde të reja të cilat janë të detyruara për t’u implementuar në pushtetin vendor. Rreth 65% e legjislacionit do të prekë autoritetet lokale dhe bashkitë duhet të jenë me patjetër gati për të pasur mundësi të absorvojnë të gjitha kërkesat e reja të cilat do të jenë detyrime ligjore.

Kjo do të jetë sfidë e madhe, sepse ne duhet të garantojmë që kemi institucione që ditën e parë që Shqipëria është në BE, të jenë gati për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë që vijnë nga integrimi, si financime dhe fonde nga BE. Fondet e kohezionit janë të rëndësishme për bashkitë. Akademia në fillim të vitit 2026 fillon funksionin e saj normal, në muajin janar”, tha Demo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krahas integrimit, Akademia e Pushtetit Vendor pritet të ndihmojë stafet e bashkive edhe për çështjen e reformës së re territoriale, e cila tashmë është në diskutim. ”Bashkitë do të kenë një nevojë të jashtëzakonshme, sidomos vitin e parë, për të përthithur reformën territoriale, si nga funksionet, ashtu edhe nga hapësira gjeografike. Ne do të kemi sistemet e menaxhimit financiar ku bashkitë do të përfshihen në vitin 2026, kemi digjitalizimin e shërbimeve vendore që do të fillojë në vitin 2026”, tha Demo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akademia e Pushtetit Vendor bën bashkë të gjithë aktorët vendimmarrës, por i rëndësishëm është fakti që do të jenë vetë bashkitë ato që do të evidentojnë nevojat ku duhet të rrisin performancën. Po ashtu është mbështetur nga të 61 bashkitë e vendit.

”Bashkitë e vendit kanë kaluar buxhetet për vitin 2026, kanë firmosur statutin e akademisë, po ashtu të gjitha qarqet e vendit janë pjesë e saj. Edhe qeveria shqiptare e ka dhënë zotimin e saj që tre vitet e para do e financojë në masën 50%”, tha Demo. Financimi i akademisë është 50% nga buxheti i shtetit në tre vitet e para, dhe 50% nga buxheti i bashkive. Këto të fundit kanë buxhetuar në total 450 mijë euro për vitin 2026, në bazë të të ardhurave dhe buxhetit të gjithsecilës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?