Ministri Demo: Bordi i Transparencës del sot me vendim për çmimin e naftës
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka deklaruar se sot do të mblidhet Bordi i Transparencës për rritjen e çmimit të karburanteve.
“Bordi sot do të mblidhet, është duke marrë gjithë informacionin sa i përket lëvizjes së çmimeve dhe mbi të gjitha ndryshimeve që ka çmimi i bursës. Bordi do të dalë me një vendimmarrje sot”, tha ministri.
“Rritja e çmimit të naftës kërkon kohë të caktuar, ne po garantojmë transparencën me produktet bazë dhe ato si nafta apo energjia”, shtoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

