Ministri Ermal Nufi: KAYO do të negociojë me 2 kompani për prodhimin e mjeteve lundruese dhe dronëve ushtarakë
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, njoftoi sot miratimin për autorizimin e kompanisë KAYO për të negociuar për të lidhur marrëveshje me 2 kompani për për prodhimin e mjeteve lundruese dhe dronët.
“Miratuam 2 vendime për autorizimin e shoqërisë KAYO për të negociuar për të lidhur marrëveshje me dy kompani për prodhimin e mjeteve lundruese dhe dronët. Këto dy vendime të Këshillit të Ministrave janë domethënëse, është hera e parë që krijohet mundësia për prodhimin e mjeteve lundruese, kjo është diçka që na bën të ndihemi krenarë dhe jemi afër të finalizimit të marrëveshjeve me këtë autorizim që jep Këshilli i Ministrave. Do të jetë nxitje jo vetëm për industrinë ushtarake, por edhe nxitje për punësimin, krijimin e një hapi të mirëfilltë të ndërtimit të mjeteve lundruese”, tha Nufi.
KOHA JONË SONDAZH

