Ministri Ferit Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por veç interesa

Kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë aleancë, as me Serbinë dhe me askënd, por vetëm interesa”,- kështu tha ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, kur u pyet se a po përdor qeveria shqiptare çdo mekanizëm për integrimin duke mërzitur Kosovën, pasi Vuçiç dhe Rama bashkuan penën në Berlin.

“Kryeministri nuk ka asnjë aleancë, as me Serbinë, as me askënd. Ne kemi interesa dhe interesat mbrohen duke dialoguar dhe me ata që jemi diametralisht të kundërt, siç është qëndrimi ynë për Kosovën, krahasuar me atë që ka Serbia. Në diplomaci ne negiociojmë, ulemi. Kur diplomacia vdes kanë hyrë mjete të tjera. Dhe fakti që bashkëpunojmë në nivel rajonal ku të gjitha palët shohin atë që u intereson, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Natyrisht do të flasim me serbët. Nëse biem dakord aq më mirë, nëse jo do të takohemi sërish për të tentuar. Ka vetëm interesa që na detyrojnë të jemi sa më të qartë e bashkëpunues për të mbrojtur interesat tona”.

Në vijim të përgjigjes së tij kryediplomati theksoi se marrëdhëniet me Serbinë ngjallin emocione, por kjo sipas tij mund të çojë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Sipas tij njohja reciproke e dy vendeve do të heqë pengesën e fundit në mënyrë që rajoni si një i tërë të avancojë në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se janë “rreth 70 nisma të ndryshme ku janë vendet e Ballkanit Perëndimor. Dhe kur fola për bashkëpunim rajonal thashë qasjen tonë. Ne jemi vend që investojmë në bashkëpunim në marr e mira e fqinjësinë e mirë duke bërë maksimumin dhe duke mbrojtur interesat tona”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?