Ministri Gonxhja: 26.5 milionë euro të kursyera nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara në 16 muaj

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) në 16 muaj ka arritur të kursejë 26,5 milionë euro nga buxheti i shtetit. Për të kjo shifër është kursyer falë prokurimeve transparente, menaxhimit efikas dhe shpejtësisë rekord në çdo procedurë.

”Ky rezultat tregon se OBP po vendos standarde të reja në menaxhimin e parasë publike, duke mbrojtur interesin e qytetarëve dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës”, u shpreh Gonxhja, ndërsa e cilësoi këtë shifër një fitore për ekonominë dhe një investim për të ardhmen.

OBP për herë të parë publikon në kohë reale dhe njofton operatorët ekonomikë që regjistrohen në sistem, për çdo garë e tender të shpallur përmes një platforme online falas. Njëherësh, çdo ofertues që shpallet fitues nga OBP, e mban vetë përgjegjësinë për çdo detyrim ligjor, deklarimi konflikti interesi apo zbatim të akteve në fuqi!

Swiss Digital Desktop Reklama

OBP auditohet, monitorohet dhe është subjekt i kontrollit për çdo veprim, qendrim e praktikë zyrtare. Edhe pse termat dhe specifikimet teknike hartohen nga autoritetet kontraktore, OBP po punon për mbështetjen me ekspertizë, automatizimin dhe informatizimin e plotë të procesit, duke ndihmuar për mirëpërcaktimin e fondit limit dhe përfshirjen e sa më shumë ofertuesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?