Ministri Gonxhja: Kompleks muzeal dhe zhvillim i ofertës agroturistike në Konispol
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se Konispoli po hyn në fazë të re zhvillimi e cila do ta shndërrojë atë në një pol turistik dhe kulturor.
“Përmes bashkëpunimit të koordinuar institucional ndërmjet MTKS, Bashkisë Konispol, IKTK dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi implementuese, me një investim prej 500 milionë lekësh të parashikuar në Programin Operacional 2026–2029 të FSHZH-së, për projektin “Ndërhyrje të integruara për zhvillimin e ofertës turistike kulturore dhe agroturistike – Rajoni 4”. Kjo ndërhyrje përfshin krijimin e një kompleksi muzeal dhe zhvillimin e ofertës agroturistike në Konispol.
Ky investim synon jo vetëm ruajtjen e trashëgimisë, por edhe transformimin e saj në një motor zhvillimi ekonomik dhe social për zonën, duke e kthyer Konispolin në një destinacion të rëndësishëm historik dhe komunitar”, shkruan Gonxhja në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

