FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Gonxhja: Mbi 42 mijë vizitorë në sitet e trashëgimisë kulturore gjatë dy muajve

Trashëgimia jonë kulturore dhe historike vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë.

Ministri i Turizmit Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 42,251 vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të përjetojnë historinë nga afër gjatë dy muajve të parë të vitit 2026.

Gonxhja bën me dije se 21,134 prej tyre kanë vizituar muzetë kombëtarë, 14,394 parqet arkeologjike dhe 6,723 kalatë dhe monumentet e kulturës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, ministri Gonxhja pohon se 3 sitet më të vizituara janë Parku Arkeologjik Shkodër me 8,587 vizitorë, muzeu kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me 8,176 vizitorë si dhe kalaja e Gjirokastrës me 5,513 vizitorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Trashëgimia jonë kulturore vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë, me 42,251 vizitorë vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur të përjetojnë historinë nga afër gjatë dy muajve të parë të vitit 2026!
21,134 prej tyre kanë vizituar Muzetë Kombëtarë, 14,394 Parqet Arkeologjike dhe 6,723 Kalatë dhe Monumentet e Kulturës.
Top 3 sitet më të vizituara:
Parku Arkeologjik Shkodër me 8,587 vizitorë;
Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me 8,176 vizitorë;
Kalaja e Gjirokastrës me 5,513 vizitorë”, shkruan Gonxhja në Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?