Ministri Gonxhja me kryebashkiakun e New York-ut: Një fazë e re për bashkëpunim kulturor dhe ekonomik

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja priti në një takim kryetarin e Bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams. Takimi u bë në ambientet e Parkut të Artit dhe në qendrën “Tirana Training Center” në Kinostudio, një hapësirë moderne që shërben si model zhvillimi për industritë kreative dhe formimin profesional në fushën e kulturës dhe kinematografisë.

Gjatë takimit u vu theksi te mundësitë e bashkëpunimit mes institucioneve kulturore shqiptare dhe atyre amerikane, përmes shkëmbimeve profesionale ndërmjet muzeve, bibliotekave dhe qendrave të artit. U diskutuan projekte të përbashkëta që synojnë promovimin e trashëgimisë kulturore, turizmit kulturor si dhe fuqizimin e komunitetit shqiptar në diasporë.

Ministri Gonxhja dhe kryebashkiaku Adams ndanë vizionin për krijimin e urave të qëndrueshme bashkëpunimi që do të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë krijuese dhe përfshirjen aktive të të rinjve në sektorët kulturorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“U diskutuan gjithashtu mundësi konkrete për projekte të përbashkëta që mbështesin ekonominë krijuese, të rinjtë dhe komunitetin duke ndërlidhur institucionet shqiptare me ato amerikane”, deklaroi ministri Gonxhja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, takimi hap një fazë të re të bashkëpunimit kulturor dhe ekonomik me Shtetet e Bashkuara, duke nxitur nisma afatgjata që forcojnë ndërveprimin profesional dhe e pozicionojnë Shqipërinë më fuqishëm në skenën ndërkombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?