Ministri Gonxhja: Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë me dije se revista prestigjioze e arkitekturës ArchDaily ka nominuar Mozaikun e Tiranës për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”.
Sipas Gonxhes, ky nominim e pozicionon Tiranën në skenën ndërkombëtare të arkitekturës si një shembull i dialogut mes historisë dhe së tashmes.
“Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily.
Projekti “Mozaiku i Tiranës – Ndërhyrje Kulturore”, i realizuar nga SONarchitects, përfaqëson një ndërthurje mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës bashkëkohore. Ky nominim e pozicionon Tiranën në skenën ndërkombëtare të arkitekturës si një shembull i dialogut mes historisë dhe së tashmes”, shkruan Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

