Ministri Gonxhja nxjerr fotot: ”Protestuesja” e revolucionit rozë qenka në Kryesinë e PD-së
Me tone ironike dhe sarkastike, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, komentoi pjesëmarrjen në protestë të Eda Grimçit, kryetares së Partisë Demokratike për Njësinë 9 dhe anëtares së sapozgjedhur të Kryesisë së kësaj force politike.
Në një postim në Facebook, Gonxhja ngriti pikëpyetje mbi qëllimin e protestës, duke sugjeruar se pas disa prej pjesëmarrësve fshihet një angazhim i qartë politik. Si shembull ai përmendi Eda Grimçin, duke theksuar se prania e saj në tubim nuk mund të shihet si pjesëmarrje qytetare, por si pjesë e axhendës së opozitës.
Ministri shkruan se protestat po përdoren si një instrument politik nga opozita, të cilën ai e cilësoi me epitetin “opozita e Bufit të Kënetave dhe Moçaleve”. Sipas tij, prania e figurave drejtuese të Partisë Demokratike në këto tubime tregon se ato kanë një orientim të qartë politik dhe nuk janë protesta spontane apo të organizuara vetëm nga qytetarët.
“Protestuesja” e revolucionit rozë, e flakta qytetare që guxon më flet në emër të popullit, e palodhura Eda Grimçi qenka kryetare e PD së njësisë 9, e sapo zgjedhur në kryesinë e Opozitës së Bufit të Kënetave dhe Moçaleve dhe lajmi që vlon në portalet e etura për Shqipërinë e Re dhe rebelimin me pupla e me onde fallco bigudinash”,-shkruan Gonxhja.
KOHA JONË SONDAZH

