Ministri Gonxhja shkon në Riad: Shqipëria drejt turizmit cilësor përmes IA dhe qëndrueshmërisë

Në Asamblenë e Përgjithshme të UN Tourism në Riad, Shqipëria ishte një ndër vendet e përzgjedhura për të folur, mes 160 vendesh pjesëmarrëse. Ky është edicioni i 26-të i kësaj asambleje. Gjatë punimeve, njofton Ministria e Turizmit dhe Kulturës u vërejt se interesi për Shqipërinë është gjithnjë e më i madh, ku shumë përfaqësues e institucione shprehën dëshirën për të bashkëpunuar me vendin tonë në fushën e turizmit, duke vlerësuar potencialet dhe risitë e zhvillimet e fundit.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në fjalën e tij në këtë asamble, foli mbi punën e bërë për përmirësimin e përvojës së vizitorit dhe zgjatjen e sezonit turistik, diversifikimin e ofertës turistike përtej zonave bregdetare duke fuqizuar zonat rurale dhe komunitetet lokale. Ai foli për miratimin e Standardeve Ndërkombëtare të Qëndrueshmërisë (GSTC) dhe krijimin e destinacioneve “inteligjente”, të përditësuara nga të dhëna në kohë reale për menaxhimin e fluksit të vizitorëve dhe mbrojtjen e burimeve.

Një çështje e trajtuar me vëmendje të veçantë është ndikimi transformues i Inteligjencës Artificiale (IA) në turizmin global. IA mbështet kalimin nga “volumi i turizmit” në “turizmin cilësor” duke mundësuar menaxhimin e të dhënave, ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, luftimin e informalitetit, zhvillimin ekonomik, duke gjeneruar rritjen dhe optimizimin e përgjithshëm të industrisë së turizmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gonxhja tha se qytetarët shfrytëzojnë shërbimet publike përmes platformës “e-Albania”, e cila standardizon e garanton transparencën në institucionet qeveritare, qasje e cila forcohet më tej nga ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale-Diella, ministrja e parë në botë e IA, duke integruar të gjithë sektorët strategjikë, përfshirë turizmin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri foli në Riad edhe për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, përmes programeve të trajnimit për profesionistë të pazëvendësueshëm të mikpritjes, artizanët si dhe punonjësit e kulturës; duke siguruar nga ana tjetër teknologjinë si mjet për të rritur cilësinë, efikasitetin dhe inovacionin brenda sektorit, duke digjitalizuar, automatizuar dhe kursyer.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?