Ministri Gonxhja takim me homologun kroat: Vizion i përbashkët për zhvillimin e turizmit dhe shkëmbimeve kulturore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u takua sot me homologun kroat, Tonči Glavina gjatë qëndrimit në Riad ku morën pjesë në Asamblenë e 26-të të Përgjithshme të UN Tourism. Gonxhja bën me dije se gjatë takimit ndau me homologun kroat jo vetëm vlera të përbashkëta mesdhetare, por edhe një vizion të përbashkët për zhvillimin e turizmit dhe shkëmbimeve kulturore e sportive.

“Kroacia mbetet një model i suksesshëm në menaxhimin e destinacioneve dhe në ndërtimin e një marke të fortë kombëtare në turizëm, ndaj dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona është një mundësi e vlefshme për të shkëmbyer përvoja dhe për të ndërtuar iniciativa të përbashkëta që forcojnë rajonin tonë si destinacion konkurrues dhe tërheqës”, tha Gonxhja.

Ministri mori pjesë në Riad në Asamblenë e 26-të të Përgjithshme të UN Tourism. Në kuadër të këtij samiti po zhvillohen takime dhe diskutime mbi zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, nxitjen e partneriteteve ndërkombëtare, inovacionin dhe përmirësimin e strategjive turistike në nivel global. Gonxhja pati takime me me Sekretarin e Përgjithshëm të UN Tourism, Zurab Pololikashvili, si dhe me Khaby Lame, influencerin me mbi 200 milionë ndjekës në rrjetet sociale dhe tashmë Ambasador Social i UN Tourism.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?