Ministri Gonxhja: Vizitorë nga e gjithë bota në pazarin e Krujës
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga Pazari i Krujës, plot me turistë nga e gjithë bota.
Në pamje duket se rrugët e kalldrëmta të qytetit historik të Krujës, edhe këtë vit janë të mbushura me turistë të huaj, por edhe pushues vendas.
Pazari karakteristik i këtij qyteti mbetet një prej atraksioneve më të frekuentuara, duke nxitur kureshtjen e të huajve që të njihen me historinë dhe artizanatin e këtij qyteti, por ndërkohë qyteti ofron edhe peizazhe natyrore dhe perëndime dielli si askund.
Nga Pazari i Krujës te Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeu Etnografik, ky qytet vijon të mbetet ndër qytetet më të vizituara. Rrugët gumëzhijnë nga turistët vendas e të huaj, që zbulojnë historinë, artizanatin dhe bukuritë e qytetit.
KOHA JONË SONDAZH

