Ministri Hoxha pret studentin nga Maqedonia e Veriut: Të respektohet e drejta për përdorimin e gjuhës shqipe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti në një takim studentin Mevlan Ademi nga Maqedonia e Veriut, me të cilin zhvilloi një bisedë mbi të drejtat gjuhësore dhe angazhimin qytetar të të rinjve.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se gjatë takimit dëgjoi kërkesat e studentëve, të cilët janë përfshirë në manifestime paqësore në vendin fqinj, lidhur me respektimin e plotë të të drejtave për përdorimin e gjuhës amtare.

Postimi i plotë i Ferit Hoxhës

Swiss Digital Desktop Reklama

Prita dhe zhvillova një bisedë me Mevlan Ademi, një nga studentët udhëheqës të manifestimeve paqësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, lidhur me të drejtat gjuhësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëgjova me vëmendje kërkesat e tyre për respektimin e plotë të të drejtave për përdorimin e gjuhës amtare, në kuadër të zbatimit të qartë, të paekuivok dhe konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, si themel i barazisë dhe i funksionimit efektiv të shtetit në një shoqëri multietnike.

Një nga veçoritë themelore në demokraci është të dëgjohet zëri i rinisë dhe angazhimi qytetar për t’i përkthyer ato në politika konkrete që garantojnë barazi dhe standarde evropiane. Mbështetja për këto vlera është thelbësore në funksionimin dhe forcimin e institucioneve demokratike, dhe për një të ardhme më të mirë, më të drejtë, të bazuar në ligj dhe gjithëpërfshirëse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?