Ministri Hoxha: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, domosdoshmëri strategjike

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi vizitë në Institutin Mbretëror Elcano në Madrid.

Gjatë vizitës, Hoxha shkëmbeu mendime me ekspertët dhe drejtorin e Institutit Mbretëror Elcano, Charles Powell, mbi zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor si një domosdoshmëri strategjike.

Po ashtu në takim u diskutua mbi sfidat komplekse me të cilat përballen aktualisht si BE-ja, ashtu edhe NATO.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndamë gjithashtu këndvështrime mbi zhvillimet në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme. Reflektime dhe vlerësime të çmuara që kontribuojnë për një Europë më të sigurt, më të fortë dhe më të integruar”, tha Hoxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri Hoxha ndodhet për një vizitë zyrtare në Spanjë, në kuadër të së cilës ka zhvilluar takime me autoritetet e larta spanjolle, studentë dhe ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?