Ministri i Financave: Brenda muajit pritet të miratohet ligji për sigurimin e detyrueshëm nga tërmeti
Ministri i Financave, Petrit Malaj ka deklaruar se brenda këtij muaji pritet të miratohet në qeveri projektligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet.
Ministri ka bërë me dije se projektligji është hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe në bazë të praktikave më të mira ndërkombëtare.
“Është një projektligj shumë i mirë i cili siguron të gjitha banesat e qytetarëve ndaj tërmeteve. Fondi i sigurimit nga tërmeti do të menaxhohet nga shteti. Do të jetë një kompani shtetërore që do të menaxhojë këtë fond dhe do të garantojë edhe pagesën e primeve në rast të fatkeqësive natyrore”, ka deklaruar Malaj.
Ministri i Financave është shprehur se ende nuk është përcaktuar një çmim, por që do të jetë lehtësisht i përballueshëm nga familjet shqiptare.
KOHA JONË SONDAZH

