Ministri i Financave: Ngrihet taskforcë për monitorimin e tregut të karburanteve

Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, dhe drejtorin e përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, ku u dakordësua plani operacional për ngritjen e një Taskforce të përbashkët mes dy institucioneve.

Kjo taskforcë do të ketë në fokus rritjen e kontrollit dhe efikasitetit tatimor dhe doganor në sektorin e hidrokarbureve, si në tregtimin me shumicë ashtu edhe në atë me pakicë, në mënyrë që të shmangen rritjet abuzive të çmimit të tregtimit të karburanteve dhe duke mbrojtur kështu qytetarët shqiptarë.

“Kemi marrë shkas për ngritjen e këtij grupi operacional nisur edhe nga konflikti më i fundit midis Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, konflikt që ka ndikuar në çmimet e hidrokabureve. Çmimet do të jenë në monitorim nga këto dy institucione, në mënyrë që të mos kemi rritje abuzive të tyre në sektorin e tregtimit të hidrokrabureve me shumicë apo dhe me pakicë. Kontrolli do të fokusohet jo vetëm në dokumentacionin doganor apo tatimor, por edhe në kontrollin fizik të sasive të hidrokarbureve që tregtohen nga pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë”, tha Malaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa drejtori i përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, bëri të ditur se kontrollet do të shtrihen në gjithë territorin e vendit, bazuar në subjektet e identifikuara me risk.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?