Ministri i Financave Petrit Malaj te FUTURE500 nën kujdesin e komisioneres Europiane për Zgjerimin, Marta Kos

Ministri i Financave të Shqipërisë, Petrit Malaj shkruan në postimin e tij të ditës së sotme: “Në darkën e organizuar në kuadër të iniciativës në zhvillim FUTURE500, nga Z. Stjepan Orešković, themeluesi i saj, si dhe nën kujdesin e Znj. Marta Kos, Komisionere Europiane për Zgjerimin.

Ky takim mblodhi një grup të përzgjedhur drejtuesish për të reflektuar mbi të ardhmen ekonomike afatgjatë të Europës.

Në qendër të diskutimit ishte edhe vizioni i kësaj iniciative si një platformë europiane që synon të identifikojë, mbështesë dhe fuqizojë gjeneratën e ardhshme të kampionëve globalë të Europës, duke lidhur ambicien e scale-ups, kapitalin dhe politikat publike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?