Ministri i Jashtëm i Italisë turpërohet në Bruksel me anglishten e tij të dobët (VIDEO)

Në Bruksel sot u diskutua për probleme të veçanta të Bashkimit Europian, e një prej tyre është edhe kriza e refugjatëve.

Teksa ishin mbledhur të gjithë ministrat e Jashtëm të vendeve të BE, ministri i Jashtëm i Italisë në qeverinë e re, Angelino Alfano shkoi me vonesë.

Por, anglishtja e tij e dobët nuk e ndihmoi aspak për t’u sqaruar përse u vonua. Siç duket në videon e mëposhtme, Alfano u prit nga komisionerja e BE Malmstroem, e cila pyeti nëse ishte trafiku shkak i vonesës.

“Jo jo era”(the uajnd), u përgjigj Alfano duke pasur parasysh udhëtimin me avion. Kur thoshte ‘the uajnd’, e kishte fjalën për shqiptimin e saktë ‘The wind’.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=e9TvqD-nmbU” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP